Sanohet kulmi i shkollës "Sezai Surroi" në Bujanoc
Lokale

Sanohet kulmi i shkollës "Sezai Surroi" në Bujanoc

29.Sep.2017 12:18
0
Zejni Fezulluahu drejtor i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc thotë se gjendja momentale në brendi të objektit është relativisht e mire pas dëmtimeve që shkaktoi era dhe shiu dhe se nuk ka rrezik për nxënësit dhe personelin arsimorë.

“Ka disa problem e, por janë të tilla që mund të përballohen, për shembull nga lagështira e pjesës e tavanit të paraleleve të katit të tretë ka erë të pakëndshme. Kjo do të evitohet pas terjes së asaj pjese që ka sasi të drurit”, theksoi për Titulli.com Fejzullahu.

Ai u shpreh se komuna ka ndarë një ndihmë emergjente prej 500 mijë dinarëve ndërsa komisioni për vlerësimin e dëmeve end nuk ka përcaktuar saktësisht dëmtimet.

“Neve na është dashur një zgjidhje e përkohshme e pllakës së epërme të pjesës së dëmtuar të kulmit. Ekipi punues është në përfundim të sanimit të gjendjes. Është bërë izolimi i pllakës së betonit, si zgjidhje e përkohshme. Pastaj duhet të fillohet procedura e tenderimit për kulmin e dëmtuar të shkollës”, deklaroi Fejzullahu.

Sipas tij po punohet sipas planit dhe me mjeteve që janë në disponim por gjithashtu kompania “Dunav Osiguranje” do të jetë garantues i sanimit të objektit për shkak se shkolla është e siguruar.

Mësimi zhvillohet tani normal sipas planit dhe orarit të rregullt ndërsa punohet shumë që përmirësimet në të objekt shkollorë të bëhen në kohën e duhur./Titulli.com./

Serbi:Protestë e mediave me ballina të zeza dhe errësim në internet
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi zhvilloi debat me qytetarët në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration